Barazim kundër Sllovakisë

Futboll

Barazim kundër Sllovakisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:40
Barazim kundër Sllovakisë

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka barazuar 2:2 kundër Sllovakisë në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar “Antalia Kup 2021”.

Futbollistët tanë lëshuan fitoren, pasi kishin epërsi prej 2:0, por kundërshtari arriti që të kthehet në lojë dhe të barazojë rezultatin.

Maqedonia e nisi mirë takimin, lojën e mirë e kurorzuam me gol në minutën e 24. Autor i golit ishte Çurlinov, një solo-aksion fantastik që u përmbyll me finalizim përfekt nga futbollisti jonë i dha epërsinë përfaqësueses tonë.

Deri në mbyllje të pjesës së parë, skuadra e Blagoja Milevskit kishte edhe disa mundësin, por pa realizim. Me të njejtën ritëm e nisëm edhe pjesën e dytë dhe në minutën e 54-t përmes Raduloviq Veliçkoviq arritëm golin. Në vijim kishim një rënie në lojë dhe të njejtën kundërshtari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme

. Fillimisht në minutën e 76-të ngushtoi diferencën, ndërsa në të 89-të një autogol i Raduloviq Veliçkoviq i barazoi shifrat finale 2:2.

MAQEDONIA: David Denkovski, Filip Antovski, Mario Mladenovski, Aleksandar Gjurovski, Agon Elezi, Enes Fazlagiq, Darko Çurlinov, Mario Ilievski, Filip Aleksovski, Jakup Berisha, Tomçe Grozdanovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat