Milan po përgatitet për merkaton e verës, ku pritet të jetë shumë aktiv, sidomos në rast se arrin objektivin e zonës Champions. “Gazzetta dello Sport”, ka zbuluar planin e kuqezinjve për merkaton, ku Maldini dhe Massara do të kenë në dispozicion një buxhet prej 100 milionë eurosh.
Lëvizja e parë do të jetë blerja përfundimtare e Fikayo Tomorit për 28 milionë euro nga Chelsea, por kjo nuk përfshihet në buxhetin prej 100 milionë eurosh.
Më pas, “Gazzetta” shton se objektivat kryesor të kuqezinjve janë dy: Vlasic dhe Vlahovic.
Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Pioli dhe do të ishte përforcimi ideal për skemën 4-2-3-1, ndërsa Vlahovic shihet si sulmuesi i së ardhmes, me Ibrahimovic që me moshën 39 vjeç që ka mbi supe zor se mund të vazhdojë.