Kombëtarja e Kroacisë të shtunën regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas humbjes nga Sllovenia në ndeshjen e parë, kroatët triumfuan mbrëmë 1-0 si vendas ndaj Qipros.
Në këtë ndeshje nuk kishte se si të mungonte Luka Modriq, i cili luajti për 90-të minuta.
Me paraqitjen në këtë ndeshje, mesfushori i Real Madridit ka shkruar një rekord me Kombëtaren kroate.
35-vjeçari u bë futbollisti me më së shumti paraqitje për Kroacinë. Luka Modriq regjistroi paraqitjen e tij të 135-të me fanellën kroate.
Pas ndeshjes, ai u nderua nga bashkëlojtarët e tij dhe stafi i Kombëtares së Kroacisë, teksa vet Modriq nuk arriti të përmbahet nga emocionet dhe shpërtheu në lot.