Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte nis ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kosova sonte do të jetë nikoqire e Suedisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B.
Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshja e parë e këtij cikli kualifikues, kurse Suedia në kryeqytetin tonë vjen pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë.
Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.
Në anketën për ndeshjen Kosovë – Suedi, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 40% mendojnë se sonte triumfojnë suedezët. 8% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.
Ndryshe, ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.