Kombëtarja e Anglisë e ka cilësuar si ndeshje të madhe përballjen e sontme me Shqipërinë.
“Kuqezinjtë” sonte janë nikoqir të Anglisë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Air Albania Stadium” dhe është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në paralajmërimin për ndeshjen e sontme nga faqja zyrtare e “Tre Luanëve”, kjo ndeshje është cilësuar si e madhe.
Krahas kësaj ndeshje, Anglia ka paralajmëruar edhe ndeshjen që Kombëtarja U21 e tyre e luan ndaj Polonisë.