Sulmuesi brazilian, Douglas Costa, i ka ditët e numëruara në Allianz Arena.
Costa erdhi si huazim me të drejtë blerje nga Juventusi në fillim të sezonit, por si duket nuk ka bindur drejtuesit “Bavarezë”.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, bëri të ditur lajmin se drejtuesit e Bayernit kanë vendosur që të mos aktivizojnë klauzolën për blerjen përfundimtare të brazilianit, kështu që Costa do të rikthehet në Itali tek Juventusi.
Edhe negociatat me Gremion nuk janë të vërteta, të paktën deri më tani.