Ambasadori suedez në Angli: Kosova do të jetë gjithmonë afër zemrës sime!
Ambasadori i Suedisë në Londër, Torbjörn Sohlström, ka folur për takimin e ditës së sotme mes Kosovës dhe Suedisë.
Sohlström, i cili ishte në Prishtinë gjatë viteve 2005 – 2007, ka folur për takimin e sotëm që Suedia e zhvillon në Kosovë, takim ky i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Ndeshje e veçantë për mua sonte. Suedia takohet me Kosovën, shtëpinë time prej vitet 2005 – 2007, një vend që do të jetë gjithmonë afër zemrës time” – shkroi ai në llogarinë zyrtare në Twitter.
Kujtojmë që sot “Dardanët” luajnë ndaj Suedisë me fillim nga ora 20:45, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.