Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, foli me doza optimizmi për sa i përket formacionit zyrtar të hedhur në fushë në sfidën ndaj Anglisë. I ftuar në studion e “Supersport”, shkodrani u shpreh:
“Formacioni është i përshtatshëm. Ky formacion duhet të ishte edhe në Andorra.
T’i japim fizionomi lojës, nëpërmjet sulmit. Mbrojtja më e mirë është sulmi. Ne kemi bërë të kundërtën. Kjo vendosje është shumë më e mirë.
Ndjej keqardhje për mungesën e Kumbullës.
Është një nga lojtarët më të mirë që kemi. Anglia është një skuadër shumë e shpejt, fizikisht shumë e mirë”, u shpreh ndër të tjera Hafizi.