Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballet sonte me Suedinë në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Lojtarët e Kosovës do jenë pa përkrahje në fushë, pasi tifogrupi e Përfaqësueses “Dardanët” nuk mund të jenë në shkallët e stadiumin, për shkak të masave anti-COVID.
Por, ata do t’i përkrahin lojtarët e Kosovës nga fanclubi i tyre, madje duke dhuruar edhe birra falas për çdo gol të Kosovës ndaj kombëtares skandinave.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Luli Berisha në “Facebook”.
Ndryshe, përballja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Suedisë fillon nga ora 20:45.
Kjo nuk do të jetë ndeshja e fundit e Kosovës në muajin mars, pasi më 31 mars ata do të marrin rrugën për në Sevillë për t’u ndeshur me Spanjën.