Skuadra e Ulpianës nga Lipjani ka arritur edhe tre pikë të mëdha dhe thellon epërsinë në renditjen e Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.
Ulpiana si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Vitisë, në takimin e mbetur.
Vitia u përpoq deri në pikën e fundit, por nuk arriti që të shkëpus një pikë.
Ulpiana udhëheq renditjen me 37 pikë, ka gjashtë më shumë se Flamurtari dhe Vitia.