Edoardo Reja bën 5 ndryshime krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Andorrës, për duelin e madh që Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë.
Nëse Veseli ka marrë vendin e Kumbullas në 3-shen e qëndrës së mbrojtjes.
Risitë janë në mesfushë me Rejan që i ka besuar një vend titullari Qazim Laçit në qëndër por edhe Uzunit pas dy sulmuesve dhe Memollës në krahun e djathtë, ndërkohë që Broja ka fituar balotazhin me Rey Manaj në 2-shen ofensive. 3-5-2 të Rejas, Gareth Southgate i është kundërpërgjigjur me një 4-3-3, duke hedhur në fushë të gjitha “peshat” e rënda si Shaw, Maguire, Walker apo edhe Rice, Kane e Sterling.
SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Laçi, Bare, Uzuni, Memolla; Cikalleshi, Broja. Trajner: Edy Reja.
ANGLIA (4-3-3): Pope; Shaw, Maguire, Stones, Walker; Phillips, Rice, Foden; Mount, Kane, Sterling. Trajner: Gareth Southgate.