Kombëtarja e Kosovës do të ketë përball Suedinë sonte.
Kosova dhe Suedia ballafaqohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
Pritet një ndeshje mjaft e vështirë për “Dardanët” kur dihet se Suedia tradicionalisht ka qenë në mesin e kombëtareve të respektuara evropiane.
Para kësaj ndeshje, ish kapiteni i kësaj skuadre, Anal Rashkaj i ka motivuar bashkëlojtarët e tij.
“Forca Djema, Fitore”, shkruajti Rashkaj në statusin e tij.