Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Lituanisë, në takimin që u zhvillua në St. Gallen.
Zvicra i falet Xherdan Shaqirit, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 2-të.
Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka treguan lojës shumë të mirë me bashkëlojtarë.
Futbollisti Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të nga Admir Mehmedi.
Xhaka luajti tërë takimin. Zvicra kryeson me 6 pikë në grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, duke lënë pas Italinë po me aq pikë dhe Lituaninë, që është në pozitën e tretë me 0 pikë.