Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitoren e dytë rresht në grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Italianët triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Bullgarisë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Vasil Levski" në Sofje.
Në minutën e 43-të, Belotti u tregua i saktë nga penalltia dhe Locatelli (83’), i dhanë fitore Italisë.
Italia është në vend të dytë me 6 pikë, sa ka edhe Zvicra në kreun e grupit dhe Bullgari është në fund me 0 pikë.