Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.
Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022
Aliti pas ndeshjes tha se nuk u shfrytëzuan disa raste në fillim të takimit, pasi po të shënonte Kosova në fillim do të ishte ndryshe.
“Besoj se ishte një ndeshje kolektivisht e vështirë. Taktikisht Suedia luajti shumë mirë. E kemi ditur pasi Suedia ka lojtarë shumë të mirë. Kemi pasur raste, mund të ishte ndryshe. Me kombëtare sikur Suedia nuk ki ndryshe duhesh të shfrytëzosh ato raste që i ke”, tha ai.
Ai tregoi edhe vështirësitë që i patën në mbrojtje ekipi i Kosovës.
“Ata kanë luajtur me topa të gjatë. Fokusimi ka qenë në topin e dytë. Ata edhe pse e kapin topin e parë mund të ndalnim”, tha Aliti.
Aliti tregoi edhe arsyen pse Kosova vazhdon të luajë me vijë të lartë të mbrojtjes.
“Nuk jemi ekip që frikësohemi të luajmë në 16-shen tonë. Ne nuk frikësohemi të sulmojmë dhe të luajmë lojën tonë. Besoj që gjithmonë do të luajmë me vijë të lartë madje edhe kundër Spanjës”, tha qendërmbrojtësi.