Qendresa Krelani ka deklaruar se futbollistët e Suedisë nuk e kanë përdorur tërë forcën e tyre, megjithatë, ia dolën t'i shënonin dy gola në pjesën e parë dhe tri në total. Krelani ka potencuar se humbja ishte e pritshme.
Ajo në Sporti Total ka deklaruar se Kosovës i duhej dikush që do e zëvendësonte Amir Rrahmanin, derisa sipas saj, trajneri Bernard Challandes ka përdorur dy futbollistë jo natyralë në ato pozita.
“Sonte më shumë se kurrë e kam kërkuar Ardian Ismajlin.
Kur është puna te futbolli jemi më të urituar”, ka shtuar ajo.