Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani komentoi nivelin e referimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai shtoi se në ndeshjen e ardhshme udhëtojnë për ta dhënë maksimumin.
"Ndeshjen e humbën në mënyre të çuditshme. Golat i hëngrëm palidhje dhe referi ishte skandaloz. Nuk ishte nata jonë. Ndodhi çka ndodhi, duhet të mendojmë për ndeshjen e Spanjës", tha Samir Ujkani për Supersport.