Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbrojtësi suedez i Manchester Unitedit, Victor Lindelof ka thënë pas ndeshjes se ata e kontrolluan lojën, teksa foli edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
"E kontrolluam lojën në mënyrë perfekte. Kosova është krijuar vite më parë. I njoh disa lojtarë më parë si Arbër Zenelin.
Për ta është mirë për fillim", ka thënë Lindelof pas ndeshjes për Supersport Kosova.