Në grupin I ku bën pjesë edhe Shqipëria morën fitore të lehta, Polonia dhe Hungaria që kaluan respektivisht 3-0 dhe 0-3 Andorran dhe San Marinon.
Dy gola realizoi Lewandowski për polakët ndërkohë që te hungarezët shënuan tre sulmues Szalai, Sallai dhe Nikolics.
Barazim 1-1 mes Ukrainës dhe Finlandës me Pukkin që iu përgjigj në fund golit të Junior Moraes.
Me të njëjtat shifra u mbyll edhe sfida mes Izraelit dhe Skocisë në grupin F, aty ku Austria mposhti 3-1 me përmbysje Ishujt Faroe me golat e Dragovic, Baumgartner dhe Kalajdzic.