Dries Mertens ka shpëtuar nga një lëndim i mundshëm me Kombëtaren belge.
Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens ishte në detyrë duke u paraqitur me Kombëtaren e Belgjikës, por u detyrua të zëvendësohej në min (56′).
Sipas “La Repubblica”, Dries Mertens do të mbetet në skuadrën e Belgjikës pasi dëmtoi shpatullën e tij kundër Republikës Çeke.
Sipas artikullit, thuhet se Mertens nuk do të kthehet në Napoli por do të qëndrojë me Kombëtaren belge që do të përballet me Bjellorusinë nesër.
Frika e Napolit kaloi, pasi u evitua lëndimi, por sipas gjitha gjasave, Roberto Martinez do ta pushojë 33 vjeçarin në këtë ndeshje.
Mertens ka shënuar shtatë gola në Serie A dhe ka regjistruar 18 paraqitje gjatë gjithë sezonit.
Napoli po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, duke qëndruar aktualisht dy pikë prapa Juventusit dhe Atalantas. Ata do përballen me Juven me shtatë prill