Anësori i Rennes, Jeremy Doku, është mburrur se është lojtari më i mirë në driblim në Ligue 1, para dyshes së Paris Saint-Germain Neymar dhe Kylian Mbappe.
Belgu 18-vjeçar iu bashkua klubit francez nga Anderlecht në tetor dhe ka lënë mbresa në 31 paraqitjet e tij të para në të gjitha garat.
Doku thotë se gjithmonë ka qenë i etur të driblojë dhe se ndihet i lumtur që prin në këtë aspekt në Ligue a.
“Kur isha i vogël, thuhej shpesh së unë dribloja shumë. Ata më thoshin të ndaloja. Por unë vazhdoja, e vazhdoja”, tha Doku.
“Kjo është këshilla ime për dribluesit e rinj: mos u ndalni, edhe nëse nuk ia arrini qëllimit menjëherë. Mos u fshihni. Varet shumë se sa vetëbesim ke”, shtoi ai.
“I pashë statistikat së fundmi. Jam dribluesi më i mirë në Ligue 1. Nuk është keq në një ligë ku luajnë Neymar dhe Mbappe, apo jo”.