Nesër do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.
Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit ishte i paraparë të zhvillohej në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet nesër.
Këtë të marte me datë 30 mars, skuadra e Gjilanit udhëton drejt kryeqytetit, për të zhvilluar takimin e mbetur ndaj Prishtinës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.
Situata në ligë kërkon që Prishtina duhet të marrë patjetër tre pikë në mënyrë që të jetë në garë për titullin.
Prishitna qëndron në vendin e tretë me 50 pikë, pesë pikë larg kryesuesëve, Dritës dhe Ballkanit. Në rast të arkëtimit të pikëve të plota, skuadra e Zekrija Ramadanit do të afrohej vetëm dy pikë.
Gjilani në anën tjetër ka 36 pikë dhe qëndron në vendin e katërt.