Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, në një intervistë për ‘Duelin Sportiv’ në KTV, ka folur për ndeshjen e ardhshmë të ‘Dardanëve’ ndaj Kombëtares Spanjolle.
Krelani është shprehur shumë pesimiste për rezultate pozitive të Përfaqësueses, teksa ka thënë që “në Spanjë mundemi vetëm me shku me u fotografu”
“Të jemi realist, këto janë kapacitet tona, e kam thënë që atje veç mujm me shku me bo foto me futbollsitët e Spanjës”.
“Spanja është diçka tjetër, kanë histori, janë ‘hattrick” kampion Europe, ndërsa ne jemi akoma në ndërtim”, tha Qeqa.
Ndryshe, Kosova më 31 mars do të jetë mysafire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”.