Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos ka mbrojtur sulmuesin Cristiano Ronaldo duke konfirmuar se do mbetet trajner.
Sulmuesit së Juventusit iu mohua goli i minutës së fundit në barazimin ndaj Portugalisë, edhe pse u vërejt se topi e kishte kaluar vijën.
Ronaldo u zemërua shumë dhe gjuajti shiritin e kapitenit, derisa ka pranuar disa kritika nga shumë njerëz, ndër ta bashkëkombësi Fernando Meira.
Sidoqoftë, Santos ka konfirmuar se Cristiano do mbetet kapiten.
“Ishte moment zemërimi. Cristiano do mbetet trajner. Është shembull për të gjithë”.
“Nëse do kishte ofenduar trajnerin ose bashkëlojtarët, atëherë do të flisnim, por asgjë nuk ndodhi”.
“Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ishte shumë i zemëruar. Jep gjithçka për Kombëtaren. Ai postoi në rrjetet sociale pas 10 minutave, por askush nuk tha se ishte mirë nga ai”, deklaroi ai.
Portugalia momentalisht renditët në pozitën e dytë në grupin A me katër pikë, aq sa ka edhe Serbia.