E konfirmon agjenti: Nuk janë vetëm Barcelona dhe Reali në garë për Alaba

Futboll

E konfirmon agjenti: Nuk janë vetëm Barcelona dhe Reali në garë për Alaba

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:25
E konfirmon agjenti: Nuk janë vetëm Barcelona dhe Reali në garë për Alaba

Agjenti i David Alabas, Pini Zahavi nuk ka garantuar se klienti i tij do transferohet te Barcelona ose Real Madrid.

Austriakut i skadon kontrata në qershor dhe është duke u bërë garë e madhe nga top gjigantët evropianë.

Real Madrid dhe Barcelona shihen si destinacionet e preferuara te Alaba, derisa thuhet se lojtari ka refuzuar kalimin te Chelsea.

Sidoqoftë, agjenti Zahavi ka konfirmuar se ende s’ka asnjë marrëveshje.

“David duhet të zgjedhë se kush do e fitojë garën. Jemi duke biseduar edhe me klubet e tjera. Nuk ka ndonjë afat”, tha ai.

Real Madrid thuhet se ka marrëveshje me Alaba, por ende nuk është nënshkruar kontrata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat