Barcelona ka njoftuar se mesfushori Philippe Coutinho do udhëtojë në Brazil për të vazhduar me trajtimin e lëndimit muskulor në gjurin e majtë.
Braziliani pësoi lëndim me 29 dhjetor në ndeshjen ndaj Eibarit dhe vazhdon të këtë probleme duke mos arritur të rikthehet në fushën e gjelbër.
Së fundmi, katalunasit përmes një komunikate njoftuan se Coutinho do e vazhdojë shërimin në Brazil.
“Lojtari i ekipit të parë Philippe Coutinho udhëton në Brazil të vazhdojë me shërimin nga lëndimi muskulor në gjurin e majtë”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Coutinho për Barcelonën ka zhvilluar 90 ndeshje duke shënuar 24 gola, tri prej tyre këtë edicion.