Shkodran Mustafi ka përfunduar në listën e transferimeve të Interit. Mustafi në afatin kalimtar të janarit u transferua në Schalke 04 nga Arsenali dhe që nga kalimi në Bundesligë ai ka rritur të ri gjejë formën e mirë.
Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.
Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja.
Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, pasi që skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.
Shkodrani përfaqëson Gjermaninë, por që nga viti 2017 nuk është ftuar.
Më parë futbollisti nga Gostivari ka luajtur për Sampdorian dhe ndërrimi i ambientit nuk do të jetë i vështirë për të.