Shqipëria nuk ia doli të dhuronte surprizën në takimin me Anglinë duke qenë se u mposht me rezultatin 0-2. Kuqezinjtë provuan, por rastet ishin me pikatore. Ndërkohë, rreth këtij takimi ka folur edhe Sulejman Starova. I ftuar në emisionin Skaner, ky i fundit theksoi se nuk i ve dot faj trajnerit Reja dhe futbollistëve.
“Kjo Angli është e mrekullueshme, një brez fantastik.
Me këtë skuadër nuk mund të matesh dhe këtë e tregon edhe zotërimi i topit. Janë të gjithë lojtarë klasi. Nuk ka çfarë të bëjë Reja. Ata dominuan totalisht, por një gabim në minutën e 12 mund të kishte ndryshuar ndeshjen.
Gjithsesi ne nuk jemi skuadra e madhe për t’i ndëshkuar me një rast. Porta jonë është goditur në minutën e 32, ndërsa goli është shënuar 5 minuta më pas. Ndërkohë ata nuk të lënë të bëjnë 2 pasa.
Përsa i përket tatktikës Reja e do gjithmonë skuadrën në ekuilibër. Me Andorën skuadrës i mungoi cilësia, ndërsa ndaj Anglisë nuk kishe se çfarë të bëjë. Në pjesën e dytë Anglia e uli pak ritmin. Nuk mund të themi që skuadra jonë luajti mirë, por s’mund të bëj me faj as trajnerin Reja dhe as futbollistët. Ne po përgatisim një skuadër të re”, u shpreh Starova..