Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, çuditë me një postim të tij, duke thënë se një kolonel i ka thënë që je aset kombëtar.
“Sot mora komplimentin më të mirë në jetën time dhe u ndjeva shumë krenar.
Një kolonel i FSK së që nuk po dua t’ia përmendi emrin me tha: ‘Ti je aset kombëtar të lumtë vetëm vazhdo në rrugën tënde’.
E unë do të mundohem ta vazhdoj rrugën time dhe do të mundohem që mos ti zhgënjej futbolldashësit, tifozët dhe popullin tim”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.