PSG gati të blejë futbollistin Florenzin!
Alessandro Florenzi duket se i ka bindur drejtuesit e Paris Saint Germainit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit, që zotërohet nga Roma.
30-vjeçari, i cili është transferuar në Paris në vitin 2020, në 18 paraqitje ka shënuar dy gola, duke bindur drejtuesit për ta blerë lojtarin përfundimisht.
Sipas mediave italiane, klubi francez për kartonin e Florenzit do të derdhë në arkën e verdhekuqve shumën e 9 milionë eurove.