Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është zhvilluar derbi i madh i elitë së futbollit të Kosovës, mes Prishtinës dhe Gjilanit, e cila përfundoi pa gola (0:0).
Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 26-të dhe e cila nuk “prodhoi” gola.
Në minutën e 54-të, Prishtina ishte me fat, pasi që goditja e Musollit u ndal nga shtylla.
Në minutën e 89-të, Prishtina pati rast më të mirë të ndeshjes. Fajtor që nuk fitoi Prishtina është portieri Enea Koliçi i Gjilanit, që e mbrojti penalltinë e Besnik Krasniqit.
Për Gjilanin është një pikë e madhe, ndërsa Prishtina nuk arriti fitore që të ngushtojë diferencën me dy skuadrat e para, por ngec për - 4 pikë nga Ballkani dhe Drita.
Prishtina zë vendin e tretë me 51 pikë dhe Gjilani gjendet një pozitë më poshtë 37 sosh.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka arritur qëllimin, që të del i pamposhtur, ndërsa ai i Prishtinës, Zekirija Ramadani, megjithatë duhet të mbetet i kënaqur edhe me një pikë.