Buffon shkualifikohet për derbin ndaj Torinos!
Gianluggi Buffon humbet derbin ndaj Torinos.
Portieri legjendar i Juventusit është skualifikuar me një ndeshje nga komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit, për tonet fyese dhe përbuzëse që ka përdorur në ndeshjen e 19 dhjetorit të kaluar ndaj Parmës ndaj shokut të skuadrës në atë periudhë Manolo Portanova i cili aktualisht është pjesë e Genoas.
Një lajm i keq ky për Buffon që e pëson për një ndeshje të zhvilluar para 3 muajsh e gjysmë, dhe tashmë nuk do të jetë i gatshëm në një ndeshje delikate siç është derbi ndaj Torinos në program për t’u luajtur këtë të shtunë.