Nedim Bajrami kthehet përpara kohe në Itali

Futboll

Nedim Bajrami kthehet përpara kohe në Itali

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:02
Nedim Bajrami kthehet përpara kohe në Itali

Të gjithë ishim duke pritur debutimin e Nedim Bajramit te Kombëtarja Shqiptare.

Futbollisti i Empolit do ta pasuronte së tepërmi organikën e trajnerit Reja për t’i dhënë më shumë fantazi lojës sulmuese dhe krijmtarinë që na ka munguar në gjithë këtë kohë.

Shqipëria bëri gjithçka në kohë rekord për të mbyllur shtetësinë shqiptare dhe problemet e mundshme që Bajrami të ishte gati për Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Por duket se një “hakmarrje zvicerane” e ka shtyrë këtë debutim.

Kjo pasi FIFA nuk e dha lejen në kohën e duhur duke e bërë të pamundur aktivizimin e mesfushorit.

Për këtë arsye Bajrami është kthyer në Itali për t’u stërvitur me Empolin, ndërsa “Empoli Channel” konfirmon se kjo histori nuk vjen për shkakun e ndonjë infektimi të mundshëm nga COVID, por vetëm për çështje burokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat