Në ditën kur zyrtarisht Interi ka ndryshuar logon e klubit duke bërë një kthesë historike me shenjën i dhe M, vjen një azhornim në lidhje me të ardhmen e zikaltërve.
“BC Partners” ka hequr dorë përfundimisht dhe është larguar nga blerja e paketës së aksioneve zikaltër.
Negociatat ishin duke u zhvilluar për 300 mln euro që do t’i jepnin “oksigjen” arkave të klubit dhe familjes Zhang, por “BC Partners“ nuk është e interesuar për të pasur një pjesë minore brenda Interit dhe mungesë vendimmarrje.
Kjo e detyron “Suning” të mbetet në një pozicion delikat sepse kapitali i ri që i duhet për arkat e klubit është diçka urgjente (të paktën 200 mln euro, të tjerë thonë 250 mln euro) brenda muajit maj.