Julian Draxler po përgatitet për srpintin final të sezonit me PSg-në e tij. Mesfushori gjerman, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të parisienëve, ka folur për impenjimet e ardhshme të ekipit: mbi të gjitha atë kundër Bayern Munich, një revansh i vërtetë pas finales së Champions League të sezonit të kaluar.
Pasi ka kaluar Barcelona-n në 1/8-at e finaleve, PSG do të përballet me bavarezët:
“Barcelona është një skuadër e madhe. Kemi fituar 4-1 në transfertë, ku kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.
Eliminimi i Barçës na ka dhënë besim. Ndihem sikur jemi gati për të arritur objektivin”, ka thënë Draxler.
Për Bayern-in: “Është një sfidë e vështirë sepse po flasim për një nga skuadrat më të mira të botës. Vitin e kaluar kanë fituar Champions-in kundër nesh”.
“Megjithatë, edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë dhe lojtarë të pabesueshëm. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Detajet do të jenë të rëndësishme dhe do të bëjnë diferencën. E ndiej se skuadra është gati për tëa luajtur këtë ndeshje. Do të japim gjithçka”.