Një tjetër frymëmarrje çliruese për Antonio Conten, që pas Samir Handanovicit, sipas të gjitha gjasave, rikuperon edhe Matias Vecinon në perspektivën e tranfsertës së Bolognas, në program të shtunën në mbrëmje.
Rezultati i tamponëve, të kryer mbrëmjen e së hënës në “Appiano Gentile”, ka çliruar edhe mesfushorin uruguaian, që ka rezultuar negativ pasi kishte dalë pozitiv në testin e kryer në 18 mars.
Mbeten ende jashtë D’ambrosio dhe Stefan de Vrij, të dy do t’u nënshtrohen testeve të tjera në ditët e ardhshme.
Për t’u rikthyer te Vecino, programi do të jetë i njëjtë në krahasim me atë të Handanovicit.
Pas rezultimit negativ ndaj tamponit, do të kryejë edhe vizitat mjekësore për të marrë miratimin e doktorëve se është i gatshëm për t’iu rikthyer aktivitetit sportiv.
Nëse nuk do të dalin probleme, Vecino do të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Dall’Ara”, ashtu si edhe portieri slloven, që kreu vizitat mjekësore pasditen e së hënës, pasi kishte kryer më parë stërvitjen individuale të mëngjesit.