Ekspedita e Kombëtares së Kosovë arriti dje në Sevilla të Spanjës ku u akomodua në hotelin “Melia”.
Ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po mbajti konferencë për media, i cili foli për qasjen e medieve spanjolle karshi Përfaqësueses së Kosovës.
“Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa medieve drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”, tha Challandes.
Kujtojmë se, Kosova këtë muaj filloi kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvilloi në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë nga e cila u mposht me rezultat 0:2, dhe ndonëse është pranuar që takimi me Spanjën të zhvillohet brenda territorit të spanjollëve, Federata e Futbollit Spanjoll kishte thënë se, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran.
Përveç kësaj, mediet spanjolle vazhdimisht ishin jo korrekt me Përfaqësuesen e Kosovës, duke shkruar tituj skandaloz.