“Kosova, djemtë e luftës që vazhdojnë t’i thyejnë barrierat”, kështu titullohet shkrimi i gjatë që Sport.es në Spanjë i ka dedikuar përfaqësueses dardane.
Ky titull ka acaruar disa media serbe dhe e kanë pritur shumë rëndë, që besa e cilësojnë si provokim sipas tyre.
Nis me ndeshjen e parë miqësore, më pas me betejën e parë zyrtare dhe vazhdon me kujtimet e errëta të luftës me Serbinë në vitin 1999, të cilën një pjesë e madhe e skuadrës e ka përjetuar nga afër.
Më pas prestigjiozja pranë Barcelonës i bën një analizë gjithë formacionit të Kosovës, teksa cilëson mbrojtjen si repartin më të dobët edhe për faktin se mungon kapiteni Amir Rrahmani, i dëmtuar.
Kosova sfidon të mërkurën Spanjën në Seville. Kjo qasje e kësaj medie është tërësisht e ndryshme nga madrilenia AS, e cila nuk i shkroi emrin Kosovës në renditjen e skuadrave në grup.
“Marca”, një tjetër madrilene, të martën publikoi një intervistë shumë të bukur të Ujkanit, e cila ngjalli acarimin e mediave serbe.