Para se kampionatet europianë të ndërpriteshin nga ndeshjet e kombëtareve, Benevento i surprizoi të gjithë teksa fitoi në fushën e Juventus. Protagonist në atë triumph për t’u mbajtur mend nga ekipi i drejtuar nga Filipo Inzagi, është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj, shkruan Vipsport.
Ky i fundit, i është rikthyer edhe njëherë asaj ndeshje, teksa thekson se u tregon thuajse prefekt në çdo detaj.
“Jemi treguar perfekt në çdo detaj. Bëmë mirë gjithçka në atë që duhej bërë dhe në fund erdhi një rezultat shumë i mirë. Por, më e rëndësishmja që është ende për t’u arritur, është mbijetesa. Për ta fituar duhet të vazhdojmë rrugën tonë në këtë mëyrë.
Fitorja ndaj Juventus na jep shumë shtysë, por jemi edhe të vetëdijshëm se nuk mjafton vetëm ajo fitore. E dimë që çdo sukses na afron me objektivin, duhet të zbresim në fushë duke e ditur se çdo ndeshje është më e vështirë se e kaluara”, u shpreh Hetemaj.