Me himnin shtetëror në sfond, Kosova nis seancën në Spanjë

Futboll

Me himnin shtetëror në sfond, Kosova nis seancën në Spanjë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:23
Me himnin shtetëror në sfond, Kosova nis seancën në Spanjë

Kombëtarja e  Kosovës ka filluar me seancën e parë stërvitore dhe të vetme para ndeshjes me Spanjën.

“Dardanët” kanë zbritur në stadiumin olimpik të Sevillas, “La Cartuja”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Pas futjes së futbollistëve në këtë stadium për t’u stërvitur, në sfond është dëgjuar edhe himni shtetëror i Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat