Ja si vendoset Flamuri i Kosovës në 'La Cartuja' të Sevillës. Ndeshje me të drejta të barabarta.
Kështu kishte premtuar UEFA pas skandalit nga ana e Spanjës që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.
Në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, është vendosur edhe flamuri i Kosovës, para ndeshjes që do të zhvillohet të mërkurën.
Dardanët tashmë kanë nisur stërvitjen për sfidën e madhe kundër Spanjës.