Në miqësoren e luajtur mesditën e sotme, Shpresat e Shqipërisë humbën me rezultatin minimal 1-0, ndaj Bylisit të Kategorisë Superiore.
Pas fitores 3-0 kundër Tiranës disa ditë më parë, ekipi kuqezinjve zhvilloi sot një test tjetër në miqësoren përballë Bylisit.
Goli për ballshiotët u shënua nga sulmuesi Antoni Bej, i cili arriti të ekzekutonte saktësisht një 11-metërsh.
Vlen për tu theksuar dhe penalltia e humbur në pjesën e parë nga sulmuesi Ernest Muçi, e cila u prit nga portieri i Bylisit, Pano Qirko. Kujtojmë se Muçi dhe Qirko kanë qenë shokë skuadre sezonin e kaluar, teska kanë luajtur të dy për ekipin e Tiranës.