Enrique: Më pëlqen Kosova, janë të guximshëm dhe rrezikojnë

Futboll

Enrique: Më pëlqen Kosova, janë të guximshëm dhe rrezikojnë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:14
Luis Enrique

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique beson se ndeshja e nesërme ndaj kombëtares së Kosovës do të jetë e vështirë.

Enrique e cilëson kombëtaren e Kosovës si mjaft të guximshe dhe si një skuadër që i pëlqen të rrezikojë kundërshtarët.

“Unë pres një kundërshtar si në ndeshjet e mëparshme. Është një ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. Ata janë të guximshëm. Kosova është një ekip që më pëlqen. Ata guxojnë të rrezikojnë. Ata kanë një sulmues të mirë që mban topin. Unë pres një kundërshtar të vështirë”, tha Luis Enrique në konferencë për media.

Vlen të potencohet se Spanja e mirëpret Kosovën nesër me fillim nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat