Kombëtarja U-21 e Gjermanisë dhe ajo e Rumanisë kanë ndarë pikët në ndeshjen e rrethit të tretë në Grupin A në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro U21”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Boszik Arena” të Budapestit ka përfunduar baras dhe pa gola.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe zhvilloi 90 minuta lojë.
Sulmuesi i Salzburgut i plotë kishte qenë edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Holandës, kurse ndaj Hungarisë kishte luajtur për 75 minuta.
Ndryshe, Gjermania renditet e dyta në grup me pesë pikë, aq sa ka edhe Rumania si e treta, por edhe Holanda lidere. E fundit renditet Hungaria me zero pikë.