Ndeshja Spanjë-Kosovë nuk ka mundur ta lërë dot jashtë politikën.
Përlasje kanë lindur mes Federatave të dy shteteve për shkak të faktit se qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. UEFA garantoi se sfida do të luhej sipas rregullave të FIFA-s, ku nuk do të mohohej himni apo flamuri, por nga ana tjetër federata andaluziane nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e kundërshtarit të radhës.
Madje edhe televizioni publik i Spanjës, RTE, do të transmetojë ndryshe këtë përballje.
Në dy ndeshjet e para, televizioni në fjalë i ka bërë promocionin sipas emrave të Kombëtareve që do të zbrisnin në fushë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta promovojë si Spanjë-Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë mënyrë shmang njohjen e dardanëve si shtet, por i quaj thjesht një përfaqësuese futbolli.