Lautaro Martinez kthehet në modë në Barcelona.
Blaugranat, pas ndryshimit të pronësisë, kanë vënë në shënjestër fenomenin e futbollit europian Erling Haland. Megjithatë, pas planit A është gjithmonë një plan B, dhe këtu hyn në lojë sulmuesi i zikaltërve.
Rinovimi i Demit nuk ka ardhur akoma dhe, sipas RAC1, emri i tij është në krye të listës nëse nuk do të arrihet te Haaland.
Barcelona, në fakt, është e bindur se mund ta marrë për shkak të vështirësive ekonomike të Inter-it, dhe të gjithë klubeve, për shkak të pandemisë.