Belgjika tregoi super lojë, duke e turpëruar me rezultat 8:0 Bjellorusinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Den Dreef” në Heverlee.
Belgët shfaqen lojë superiore që nga minuta e parë, duke e bombarduar portën e skuadrës rivale.
Portieri Gutor sonte tetë herë nxori topi nga rrjeta.
Në minutën e 77-të, Adnan Januzaj, paraqitet në fushë dhe i gëzohet fitores së thellë të Belgjikës. Januzaj asiston në golin e fundit, kur shënon Vanaken për 8:0 në minutën e 89-të.
Golat i shënuan futbollistët Batshuayi (14'), Vanaken (17'), Trossard (38' e 76), Doku (42'), Praet (49'), Benteke (70'), Vanaken (89').
Belgjika kryeson me 7 pikë, ndërsa Bjellorusia është në pozitën e katërt me 3 sosh në grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.