Holanda ashtu siç pritej edhe demoloi modestët e Gjibraltarit me rezultat 7:0, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.
“Tulipanët shpërthyen në pjesën e dytë, duke e mbushur rrjetën e rivalit.
Golat i shënuan Berghuis (42'), de Jong (55'), Depay (61'), Wijnaldum (62'), Malen (64'), van de Beek (85') e Depay (88').
Pas xhiros së tretë në grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Holanda renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe Gjibraltari është në fund (i gjashti) me 0 pikë.