Portugalia kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Stade Josy Barthel" në Luksemburg.
Portugezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Luksemburgut, në takimin e vlefshëm të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Luksemburgu avancoi me golin e Rodriguez në minutën e 14-të, por mysafirët në krye me Cristiano Ronaldon nuk lejuan befasi apo të gabojnë, duke u rikthyer fuqishëm në rezultat.
Për Portugalinë shënuan Jota (45+2'), Ronaldo (51') e Palhinha (80').
Portugalia udhëheq grupin me 7 pikë, kurse Luksemburgu është në pozitën e tretë me 3 sosh.