Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kroatët në Rijekë e mposhtën me rezultat 3:0 Maltën.
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me golat e Perishiçit në minutën e 62-të, Modriç (76'-nga penalltia), Brekalo (90’).
Pas xhiros së tretë, Kroacia është në vend të parë me 6 pikë dhe Malta në fund me 1 sosh.